Autoritetet e qytetit janë duke i pastruar mbeturinat brenda dhe rreth shtratit të lumit Vardar

Mbeturinat e tubuara, brenda dhe rreth shtratit të lumit Vardar, që sot Qyteti i Shkupit fillon t’i pastrojë. Për ne siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e objekteve rreth lumit Vardar janë prioritet i yni, theksoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Reshjet e fundit treguan se projekti megaloman “Shkupi 2014″ po bëhet rrezik real për sigurinë e qytetarëve të Shkupit dhe pronave të tyre. Në opinion u prezentua dobia e tij për zhvillimin e turizmit në Shkup, ndërsa disa ditëve të kaluara konfirmuan se kjo pasqyrë jo vetëm se nuk e zhvillon turizmin por paraqet rrezik për sigurinë e gjithë qytetit”, tha Shilegov në konferencën e sotme për shtyp, transmeton MIA.

Gjendja në bodrumet e objekteve rreth lumit Vardar, siç tha, tregon qartë se kot janë harxhuar shumat milionëshe për ndërtimin e këtyre objekteve.

Në pyetjen e gazetarëve Shilegov tha se Shkupi do të zbukurohet për Vitin e Ri, me ç’rast janë ndarë rreth pesë milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button