Anketë: Partitë të cilat do të angazhohen për pavarësinë e Katalonjës mund ta humbasin shumicën

Anketa zyrtare e Qendrës për Hulumtime Sociologjike e Spanjës tregon se partitë të cilat angazhohen për pavarësinë e Katalonjës mundet pas zgjedhjeve më 21 dhjetor ta humbasin shumicën që e kishin deri më tani.

Sipas anketës, partia Së bashku për Katalonjën fiton 25 apo 26 vende të deputetëve, E Majta Republikane e Katalonjës duhet të marrë 32 mandate dhe Kandidatura Ultra e Majtë për Unitet Popullor – nëntë vende të deputetëve, transmeton MIA.

Me këtë, partitë të cilat angazhohen për pavarësi do të kishin 67 mandate në Parlamentin rajonal në të cilin ka 135 vende dhe ata do të mbetnin pa shumicë që i kishin në përbërjen e mëparshme gjegjësisht do t’u duhej një deputet për të pasur shumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button