Së shpejti debat publik për reformat në klasën e parë, të dytë dhe të tretë

Qeveria e Re është e përcaktuar ndaj zgjidhjeve të qëndrueshme në sistemin arsimor, në të cilin deri më tani shumë është eksperimentuar, ndërsa dëm më të madh do të pësojnë fëmijët, nxënësit, studentët… Obligimi ynë numër një është që t’ju mundësojmë fëmijëve njohuri individuale. Kështu bëhet mekanik i mirë, por edhe shkencëtar i mirë, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën “Arsim cilësor për rritje, rezultate dhe ardhmëri më të mirë”, në organizim të UNICEF-it dhe MASH-it.

“Nxënësit tanë mësojmë shumë lëndë, por kanë njohuri të dobëta”, tha Zaev.

Theksoi se Qeveria përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka filluar me revizion të planeve dhe programeve mësimore edhe në libra, si dhe në ndërrimin e ligjeve që kanë të bëjnë me arsimin. Maqedonia, theksoi, është prezantuar në studimet ndërkombëtare PISA 2018 dhe TIMCC 2019, ku shfrytëzohen teste përmes të cilave nxënësit duhet të tregojnë çka dinë, por edhe për zbatim praktik dhe kuptimin e njohurive të tyre.

“Kështu do t’i konfirmojmë edhe faktet lidhur me arritjet e nxënësve dhe do t’i vlerësojmë faktorët konkretë që kanë sjellë deri në rezultate më të dobëta”, tha Zaev.

Mes të tjerash, planifikohet ulje e numrit të lëndëve në shkolla që nxënësit të mund të fitojnë njohuri kryesisht atje, që të kenë më shumë kohë të lirë. Fokusi gjithashtu është edhe ndaj arsimit cilësor të mesëm profesional dhe më shumë praktikë. Në arsimin e lartë, mendohet për programe më të shkurta studimore, prej tre viteve.

Lëndë e shqyrtimit, siç tha Zaev, është edhe vlerësimi i fëmijëve nga mosha e hershme, si dhe vendosja më shumë sport në shkolla, inovacione në mësim…

Duke i elaboruar reformat në arsimin fillor, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Treneska-Deskovska theksoi se së shpejti në debat publik do të vendoset materiali për reforma në tre klasat e para të shkollës fillore.

“Qëllimi është që të ofrohet arsim që do të jetë i pranueshëm nga fëmijët dhe i cili do t’ju ofrojë arsim cilësor veçanërisht në pjesën e njohurive gjuhësore dhe matematikore ku Maqedonia në të vërtetë është edhe më dobët e radhitur”, tha ministrja e cila shtoi se nëse këto ndryshime do të vendosen më përpara në pilot shkolla apo jo, varet nga debati publik.

Në lidhje me ndryshimet e sistemit të vlerësimit që e paralajmëroi kryeministri, Deskoska Trenevska tha se duhet të vlerësohet njohuria esenciale dhe nxjerrja e konkludimeve.

Бенџамин Перкс

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks, theksoi se fëmijët duhet të përgatiten për një botë e cila asnjëherë nuk ndalon së ndryshuari dhe pikërisht për këtë, reformat në sektorin e arsimit nuk do të thonë kalim nga një pozitë statistikore në tjetër, por përpjekje e përhershme dhe e vazhdueshme që ato të mbeten në hap me ndryshimet.

Në konferencë morën pjesë rreth 500 pjesëmarrës të cilët do të kenë mundësi të dëgjojnë ekspertë arsimor ndërkombëtarë, liderë me renome dhe mbrojtës për cilësi, barazi dhe efikasitet të sistemeve arsimore. Marrin pjesë edhe ekspertë të bankës botërore, USAID-it, OECD-së si dhe nga Sllovenia, Kroacia, Shqipëria dhe Serbia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button