Protesta të punëtorëve të “Feni”-t, është bllokur rruga Gradsko-Pilep

Me bllokim të rrugës Gradsko – Prilep, punëtorët e kombinatit “Feni industri” që falimentoi, protestojnë për shkak të dy rrogave të papaguara.

Kryetari i Sindikatës, Gjore Palitov tha se rrogat u janë premtuar menjëherë pas hapjes së procedurës së falimentimit, por deri më sot nuk i kanë marrë paratë.

Palitov informoi se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave.

“Kërkojmë të fillojmë të punojmë, pa dallim se kush do të jetë investuesi. Edhe normalisht, të na jepen dy rrogat e mbetura”, theksoi ai.

Në protestë janë edhe transportuesit të cilët transportonin minerale për kombinatin e Kavadarit. Ata informuan se nuk janë paguar prej muajit mars.

Kryetari i transportuesve, të cilët janë diku rreth dyqind me gjashtëdhjetë kamionë, Trajçe Pejovski theksoi se do t’i kërkojnë paratë e veta nga bankat të cilat si kreditorë e kanë kërkuar falimentimin.

Transportuesit paralajmëruan se nga protesta e ardhshme do të jenë në numër më të madh.

Protesta filloi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 14:00. Janë Lëshuar vetëm rastet urgjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button