Një muaj nga kërkesa e Kosovës për hetim ndërkombëtar të “Kumanovës”, asnjë hap për realizim të tij

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski sot priti në takim homologun e tij të Kosovës, Flamur Sefaj, ku pas takimit, në pyetjen e Portalb.mk se a është ndërmarrë ndonjë hap për hetim ndërkombëtar të rastit “Komunova” meqë ishte kërkesë e kryeministrisë dhe presidencës së Kosovës, nga ajo që u përgjigjën dy ministrat u pa se për realizim të hetimit ndërkombëtar nuk është bërë asnjë hap deri më sot, raporton Portalb.mk.

Nga e majta: Ministri i Punëve të brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski
Nga e majta: Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski

“Sot jemi takuar për diçka tjetër dhe nuk kemi diskutuar për çështjen në fjalë. Hetimi ndërkombëtar do të jetë temë diskutimi në takimin ndërmjet kryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Sefaj duke mos dhënë informata se çfarë është ndërmarrë nga Kosova në lidhje me kërkesën e para një muaji.

Ndërkaq homologu i tij i Maqedonisë, Oliver Spasovski i cili qëndron në krye të Ministrisë e cila është e obliguar për përgatitje të dokumentacionit për hetim ndërkombëtar, tha se ka qëndrimin e njëjtë të shprehur më parë nga ai dhe kryeministri i Maqedonisë.

“Qëndrimi ynë në lidhje me këtë çështje tashmë është i njohur për opinionin. Ne ende e kemi qëndrimin e njëjtë të shprehur më parë në lidhje me rastin në fjalë”, tha Spasovski.

Përndryshe, në lidhje me hetimin ndërkombëtar, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski tha se rasti për ngjarjet në Kumanovë tashmë po merr zgjidhje gjyqësore, ndërsa Qeveria do të marrë për obligim të zbatojë hetim ndërkombëtar shtesë” ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev disa herë përsëriti deklaratën se “do të ketë hetim ndërkombëtar për të gjitha rastet gjyqësore që kanë qenë të ndikuara politikisht”. Sipas kryeministrit Zaev, “hetimi ndërkombëtar do të vjen pas analizave që po bëhen për të me përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar”.

Hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe nga Bashkimi Demokratik për IntegrimAleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Më herët ka pasur kërkesë të ngjashme edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushatikryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shalakryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme.

Përndryshe, më 2 nëntor u tha vendimi gjyqësor për rastin “Kumanova” ku për “Grupin e Kumanovës” u shpall dënim me 7 shekuj e gjysmë burg e 7 dënime me burgim të përjetshëm. Pas këtij vendimi të Gjykatës së Apelit kishte edhe protesta të shumta në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe Vjenë.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button