Aksion për largimin e shitësve ilegal nga rrugët e Komunës së Çairit (FOTO)

Komuna e Çairit sot e ka realizuar aksionin për largimin e shitësve ilegal nga rrugët e territorit të saj, me çka siç thonë ata po ndërmerren masa konkrete për vendosjen e rendit dhe respektimin e ligjit, respektivisht lirimin e këtyre zonave të uzurpuara dhe mundësimin e qarkullimit të lirë dhe të sigurt të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Në një deklaratë për Portalb.mk, zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla, thotë se këto aksione do të vazhdojnë edhe më tej, ndërkaq shitësit ilegal do të duhet që veprimtarinë e tyre ta ushtrojnë nëpër tregjet legale, pasi që në vendet publike nuk do të lejohen.

“Komuna e Çairit ka realizuar sot aksionin për largimin e shitësve ilegal nga rrugët e territorit të Komunës së Çairit. Aksioni është bërë me qëllim që të mundësohet qarkullimi i lirë i qytetarëve në zonat ku ato duhet të qarkullojnë dhe të sigurohen në komunikacion, gjegjësisht të evitohen fatkeqësitë eventuale si pasojë e uzurpimit të zonave publike. Aksione të këtilla do të kemi edhe më tej me qëllim që të vendoset rendi dhe të respektohet ligji. Sa i përket shitësve, ato duhet të vendosen nëpër tregjet legale, gjegjësisht në Bit Pazar. Pra vetëm aty ku do të lejohet shitja apo ushtrimi i veprimtarisë së tyre, përndryshe ato nuk do të kenë të drejtë ta realizojnë aktivitetin e tyre në hapësira publike”, thotë Alla për Portalb.mk.

_MG_3053

_MG_3039

_MG_3038

_MG_3032

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button