Edhe pse është shkaktari i madh i vdekjeve, shumë pak po flitet për këtë sëmundje

Shumë pak po flitet për shkaktarin e tretë: sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK).

Kjo gjendje e bën të vështirë frymëmarrjen, duke përkeqësuar kollën. Më miliona njerëz në botë janë të diagnostikuar me këtë gjendje. Pavarësisht kësaj, shumë pak vëmendje po i kushtohet krahasuar me sëmundjet  e tjera vdekjeprurëse.

“Është shkaktari i tretë i vdekjeve në SHBA dhe asnjë nuk flet për të”, thotë MacDiarmid.

Kjo ndodh për shkak edhe të natyrës së sëmundjes. Duhanpirja është shkaktari kryesor i sëmundjes pulmonare obstruktive kronike. Rreth treçereku i të sëmurëve me SPOK nuk kanë pirë asnjëherë duhan, dhe në këto raste shkaktarë mund të jenë faktorët mjedisorë, si ajri i ndotur, përveç faktorëve të caktuar gjenetikë.

Edhe pse aktualisht ka më shumë informacione në lidhje me këtë sëmundje krahasuar me një dekadë më parë, akoma është e nevojshme të bëhen kërkime bazike mbi të dhe të gjendjen mënyra më të mira për trajtimin e sëmundjes.

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button