Aurela Gaçe na rrëfen momentet e vështira gjatë shtatzënisë së dytë, kur disa e paragjykonin

Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe mëngjesin ka bërë një rrëfim shumë prekës, lidhur me shtatzëninë e dytë, shkruan Class.  Jo më kot ka zgjedhur të tregojë këtë moment të vështirë që ka përjetuar, por për t’iu dhënë një përgjigje të gjithëve që e kanë kritikuar për kg e tepër që kishte marrë, para dhe pas shtatzënisë. Nuk ishin kg të marra nga ushqimi i tepruar, por nga ilaçet e shumta që kishte pirë, pasi javët e fundit për Aurelën dhe bebin, nuk kishin qenë aspak të lehta.

Të gjithë sakrifikuan që gjithçka të shkonte sa më mirë: ajo qëndroi në regjim shtrati për plot 5 javë rresht (na duket si diçka e pamundur, por ka ndodhur), Gracen nuk e mbante më mami në krah siç ishte mësuar, por më pas edhe ajo e kuptoi se ishte për të mirën e motrës së vogël, dy gjyshet kanë qëndruar ditë e natë pranë, që Aurelës dhe bebit të mos i mungonte asgjë dhe fatmirësisht gjithçka ia ka vlejtur.

Sot, Aurela ia tregon Abigail këtë si një histori e trishtë, që tashmë i përket së shkuar, por gjithashtu edhe një përgjigje për të gjithë ata, që siç shkruan ajo, ‘u flet goja, para mendjes’.

“Javet e fundit te shtatezanise me ty ishin nga ato te veshtirat, ku dukej sikur oksigjeni mezi mbushte mushkerite, brinjet , kockat, kembet thernin çdo moment, une rendohesha cdo dite e me shume, stomaku digjej si vullkan nga acidi, ne duar, per rreth 5 jave kisha serume me lengje e ilace te ndryshme qe me ndihmonin te mos kisha kontraksione sepse ti e bukura ime doje te dilje para kohe ? e mjeket me urdheruan te qendroja regjim shtrati e te duroja sa te mundesha. Sepse ti duhej te rrije akoma brenda barkut te mamit, mushkerite e tua te rriteshin …duke menduar te gjitha keto, beja durim…E duke menduar se do te te kisha ty ne krahe, beja durim qe ne fillim kur mesova se ti kishe filluar te rriteshe brenda meje. Po jeta ime, na u deshe ne fillim te qendronim se bashku regjim shtrati absolut per 3 muajt e pare…motra jote e madhe donte kaq shume te flinte me mua , dontee ta merrja ne krahe siç ishte mesuar, e s’mundesha e i flisja kaq shume per ty . I tregoja se aty brenda barkut te mamit ishte nje beb, qe shume shpejt do te ishte moter ose vella per te, ëe Zoti e do aq shume sa po I bente nje dhurate e ne duhet te kujdeseshim per te . E di ti Abigail se edhe motra jote e madhe u kujdes shume per ty? Po, ajo duroi qe mami te mos e merrte ne krahe , te mos luanim bashke sepse shume kohe isha shtrire, duroi te mos flinte afer mamit…ne fakt vetem nje here qau sepse aq shume donte dhe s’mundej…pastaj ajo do te te tregoje ty se si ecte mami javet e fundit kur duhej patjeter te ngrihej nga shtrati ? do shkrihesh sepse motra jote me imiton fiks?. . Do te tregojne dy gjyshet e tua sa shume jane kujdesur per ty akoma pa ardhur ti ne jete, duke ndenjur nate e dite afer nesh qe asgje te mos na mungonte.. pak dite i kaluam edhe ne spital dhe mami jot packa mes dhimbjeve , nuk e la te kuqin qe flakeronte buzet pa e vendosur, se edhe ashtu bardhe fare ne fytyre te keqen mami, sikur nuk shkonte ?. Edhe imagjino qe ilacet qe merrte mami qe nga fillimi, te frynin e te benin tollombac…edhe imagjino te keqen mami qe kishin guximin ca “jo mire nga trute ” qe ta shikonin mamin ne rruge para e mbas shtatezanise, e nga goja qe flet para mendjes te thoshin ” sa je shendoshur”, shkruan Aurela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button