Shtyhet seanca e parë e gjykimit të Llatasit, shkak mungesa e dy përfaqësuesve

Seanca e parë për rastin “Total” ku i akuzuar është kryeredaktori i televizionit të afërt me VMRO-DPMNE-në – “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas nën veprën penale “fshehje e tatimit” është shtyrë, njofton Portalb.mk.

Seanca e ardhshme mbahet më 7 dhjetor.

Arsyeja e shtyrjes së seancës, sipas gjykatës është sepse ka kushte pasi që i akuzuari nuk ka caktuar përfaqësuesit e ti në dy, prej tre ndërmarrjeve që i posedon dhe në të cilat ka bërë fshehje të tatimit, si “Total Marketing” dhe “Mediamaks”.

Dragan Pavloviq Llatas , i cili ishte i pranishëm, nga marrja e parë në pyetje tha se kërkon që gjykata të sillet në rastin e tij si edhe ndaj kryeminsitrit Zoran Zaev në lëndën “Ryshfet”.

“Ne kemi kërkuar edhe tek gjykatësi në procedurën paraprake dhe nuk kemi marrë në asnjë fjali përgjigje. Nëse patë sot ato ishin 21 reshta përgjigje nga Këshilli penal për procedurë paraprake, në të cilën me asnjë fjalë nuk përmendet biseda e përgjuar. Prandaj kërkojmë të drejtë të ankesës përmes kësaj gjykate. E kërkojmë atë që i është lejuar Zoran Zaevit”, tha Pavloviq – Llatas.

Avokatjja Anita Begova dhe Svetllana Saviq të cilat e përfaqësojnë Llatasin në këtë rast konsiderojnë se që të mund të caktojë Llatasi përfaqësues në dy ndërmarrjet e tjera duhet të ia heq ndalesën për dhënie të nënshkrimit. Vetëm pas heqjes së ndalesës së nënshkrimit Llatas do të ketë mundësi të caktojë përfaqësuesit e tij në ndërmarrjet që më pas të mund të mbahet edhe seanca e parë e rastit “Total”.

Gjykatësja i ka propozuar mbrojtjes që gjatë ditës së sotme të caktohen përfaqësuesit e ndërmarrjeve të Llatasit, në të kundërtën, Gjykata vetë do t’i caktojë ata.

“Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të dhëna të rrejshme. Persona juridik e kanë dëmtuar për 121 mijë euro, ndërkaq personi fizik për 63 mijë euro”, kanë deklaruar nga Prokuroria Speciale.

wwwwwwwwwwwwwwwwwwww

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TOTAL” 

Përndryshe, gazetari kontrovers Llatas, ishte një ndër personat i cili u paraqit edhe në “bombat” e opozitës, ku dëgjohej duke biseduar me “naçallnikun” – ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

Llatas në bomba gjithashtu flet edhe për mënyrën se si t propagandohet arrestimi i liderit “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski.

Dëgjoni disa biseda:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button