Hapet fond për ndihmë financiare të grave viktima të dhunës të cilat duan ta lëshojnë mjedisin dhunues

Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare e ka hapur fondin e parë për ndihmë financiare të grave të cilat janë viktima të dhunës të cilat duan që ta lëshojnë mjedisin dhunues, njofton Portalb.mk.

Hapja dhe promovimi i fondit është në korniza të fushatës globale “16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj grave”.

Ideja për kësi fondi ekziston që moti, veçmas duke e pasur parasysh faktin që një numër i madh i grave viktima të dhunës nuk e paraqesin dhunën dhe nuk e lëshojnë lidhjen dhunues për shkak të gjendjes ekonomike dhe fuqisë së pamjaftueshme ekonomike që t’i mbulojnë të gjitha harxhimet. Vendimi për hapjen e këtij fondi erdhi pas donacionit nga ana e kryetarit paraprak të kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili për 8 mars të vitit 2017 në Rrjetin Nacional ka donuar 90.000 denarë, mjete të destinuara për festimin e 8 marsit.

Rrjeti nacional ka përgatitur kritere, në bazë të të cilave do të mund të ndahen mjetet nga fondi, por edhe për procesin e ndarjes së mjeteve. Njëra nga kriteret themelore është që gruaja  të jetë e përgatitur që ta lëshojë mjedisin dhunues.

Për plotësimin e fondit, përskaj thirrjes deri te vetëqeverisja lokale dhe ndërmarrjet private, Rrjeti nacional u bën thirrje edhe të gjithë personave fizik të cilët duan t’i ndihmojnë gratë të cilat janë viktima të dhunës.

Numrat për donacion:

OneVIP – 143 477

T-Mobile – 070 143 300

Xhirollogaria për donacione:

Stopanska Banka – 200003247799194,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button