Bosnjë, treni me udhëtarë ka dalë nga binarët dhe ka rënë në lum

Treni i udhëtarëve “Talgo”, që qarkullon në relacionin Sarajevë-Çaplina, mbrëmë ka dalë nga binarët në vendin Shurmanci, disa kilometra në veri të Çaplinës në pjesën jugperëndimore të Bosnjë e Hercegovinës.

Arsye për aksidentin është rrëshqitja e dheut në hekurudhë, me ç’rast lokomotiva dhe dy vagonët kanë dalë nga binarët, duke rrëshqitur deri tek shtrati i lumit Neretva, informon Qendra operative e Drejtorisë federale për mbrojtje civile.

Në aksident është lënduar makinisti, i cili është dërguar në Klinikën universitare në Mostar. Midis udhëtarëve nuk ka të lënduar dhe ata janë dërguar me mjete tjera transportuese deri te destinacioni i fundit.

Komunikacioni hekurudhor është në ndërprerje, ndërsa është bllokuar edhe rruga lokale nga Shurmanci deri në Çaplina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button