Skandali me gazetaren e bombarduar, arrestohen 8 persona

Policia malteze ka arrestuar tetë të dyshuar për vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicia, njoftoi kryeministri i Maltës, Xhozef Muskat.

Arrestimet janë realizuar pothuajse dy muaj pasi gazetarja u vra me bombë të vendosur në automobilin e saj.

Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Maltës dhe shumica kanë dosje kriminele, deklaroi Muskat pa kumtuar hollësi të tjera.

Policia ka afat prej 48 orëve për marrje në pyetje të të dyshuarve me ç’rast duhet të ngre aktakuzë ose t’i lirojë.

Karuana Galicia (53) është vrarë më 16 tetor. Ajo udhëhiqte një blog shumë të popullarizuar në të cilin publikonte për shumë raste të korrupsionit të politikanëve të njohur, pa dallim të përkatësisë së tyre partiake.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button