Trupi i Pavarur Revizor një herë në vit do ta kontrollojë shpërndarjen e lëndëve te gjykatësit

Një trup i Pavarur Revizor njëherë në vjet do ta kontrollojë shpërndarjen kompjuterike për sistemim automatik të lëndëve gjyqësore (AKMIS), thotë ministri i Drejtësisë, Bilen Sali, njofton Portalb.mk.

Pasi që grupi i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorime në AKMIS-in e Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjatë shpërndarjes së lëndëve te gjykatësit, ministri paralajmëron se në të ardhmen nuk do të ketë keqpërdorime.

“Do të bëhet kontroll i permanent i AKMIS-it. Trupi i Pavarur Revizor nga Ministria e Drejtësisë, një herë në vjet do të kryej kontroll të sistemimit të shpërndarjes së lëndëve te gjykatësit. Kjo masë do të zbatohet me rekomandim të Komisionit Evropian, ndërkaq do ta marrim shembullin e Kroacisë”, tha Saliji.

Ministria e Drejtësisë gjatë periudhës së kaluar ka gjetur keqpërdorime të sistemit kompjuterik për shpërndarje automatike në lëndët gjyqësore, pas dy kontrolleve në GJykatën Themelore Shkupi 1.

Skandali me sistemin AKMIS, sistem ky që në Gjykatën Themelore dedikohet për ndarjen e lëndëve te gjykatësit kompetent, përfshirë edhe Vlladimir Pançevskin që punoi të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike si i afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Penale Shkupi 1, Jovo Vangellovski, tani më edhe oficialisht i dyshuar për kryerjen e veprave penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe publikim i sekretit zyrtarProkuroria Speciale bastisi banesën e Pançevskit ku konfiskoi kompjuterin prej të cilit mendohet se ai ka udhëhequr me sistemin paralel të AKMIS-it.

Për këtë Ministria e Drejtësisë kreu revizion të sistemit AKMIS për shpërndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit dhe njoftoi se është përpiluar procesverbali për të. Kontrollimi i sistemit AKMIS pasoi pasi në raportin e Rajnhard Pribe ishte vlerësuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të këtij sistemi, si cili i sistem i automatizon dhe ndjek lëndët nga hapja fillestare e lëndës përmes shpërndarjes së tij, qoftë nga ajo penale, kundërvajtëse dhe qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button