Kryeministrja britanike Mej në takim vendimtar në Bruksel

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot do të arrijë në Bruksel në bisedime me personat kyç të BE-së, të cilët do të jenë vendimtar nëse Britania është e aftë të hyjë në fazë të re nga bisedimet tregtare me Unionin.

Redaktorja e servisit britanik publik për Evropë, Katja Adler, thotë se gjatë fundjavës kanë arritur marrëveshje midis Londrës dhe Brukselit për “shpenzimet për ndarjen”, të cilat duhet t’i paguajë pala britanike, si dhe të drejtat e qytetarëve, por se çështja për kufirin e Mbretërisë së Bashkuar me Irlandën mbetet e hapur.

Тереза Меј и Жан-Клод Јункер

Pritet që Mej të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker. Nga Dauning strit porositin se do të vijojnë “shumë bisedime”, ndërsa porosia e Adler është se ndihet “optimizëm mesatar”.

Ardhja e Mej përputhet me skadimin e afatit, të cilin kryetari i KE-së Donald Tusk ia dha për ta paraqitur ofertën e përmirësuar lidhur me kushtet për tërheqjen britanike nga BE-ja.

Në bisedimet me Junker dhe Tusk, Mej do ta shoqërojë sekretari shtetëror për Bregzit, Dejvid Dejvis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button