Në BeH arrestohen 13 persona për shkak të krimeve kundër njerëzimit

Nëpunësit policorë të Agjencisë shtetërore për hetime dhe mbrojtje e BeH-së (SIPA) mëngjesin e sotëm në rajonin e Konjicit dhe Sarajevës arrestuan 13 persona, për shkak të krimeve kundër njerëzimit.

Pjesëtarët e SIPA-s kanë vepruar me urdhër të Prokurorisë së BeH-së, ndërsa të arrestuarit dyshohen se e kanë kryer këtë vepër penale në rajonin e komunës Konjic në vitin 1992.

Të arrestuar janë dërguar në hapësirat zyrtare të SIPA-s për shkak të përpunimit kriminalistik, me ç’rast do t’i dorëzohen Prokurorisë së BeH-së për procedurë të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button