Reshjet të mirëseardhura për bujqit
Reshjet që javën e kaluar e përfshinë Maqedoninë janë të mirëseardhura për bujqësinë, thonë agrometeorologët.
Për asnjërën nga kulturat, vala e reshjeve nuk paraqet rrezik, e as nuk shkakton ndonjë problem sepse toka është mjaftë e thatë dhe ka kapacitet t’i absorbuar sasitë e reshura.
Angellko Angelleski nga DPHM, thotë për agjencinë MIA se të reshurat nuk ishin intenzive dhe se kjo është e mirë për bujqësinë, duke shtuar se toka ishte e thatë dhe të reshurat nuk do të shkaktojnë probleme.
Ai thekson se lagështia sipërfaqësore është e mjaftueshme që të mbijnë farërat, por nuk mjafton për ambientim për dimër. Angelleski thotë se duhet që të ngritet niveli i ujërave nëntokësor.