Koreja e Veriut: Tramp është i çmendur

Komiteti koreanoverior për bashkim të sërishëm të qetë të Gadishullit Korean e quajti presidentin amerikan Donald Tramp “të çmendur”, duke vlerësuar se stërvitjet ushtarake të aviacionit të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, që filluan sot, “do ta shtyjnë situatën e Gadishullit, e cila tanimë është akute, në kulmin e luftës bërthamore”.

Në reagimin ndaj kumtesës së Phenianit dhe manovrave të aviacionit ushtarak amerikan dhe koreanojugor, ministri i Punëve të Jashtme i Kinës Vang Li deklaroi se është pikëlluese ajo që pas paqes relative dymujore në Gadishullin Korean ka ardhur deri në rritje të sërishme të tensioneve.

Vang theksoi se Kina ka qëndrim të hapur ndaj vendimeve për çështjen bërthamore koreanoveriore.

Siç njoftoi MIA, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Herbert Rejmond Mekmmaster paraprakisht theksoi se presidenti amerikan Donald Tramp do të “kujdeset” për kërcënimin bërthamor në rritje nga ana e Koresë Veriore, duke ndërmarrë edhe aksion të njëanshëm nëse nevojitet.

“Presidenti do të kujdeset për atë dhe nëse ka duhet këtë do ta bëjmë vetë. Megjithatë ajo që duam është që t’i bindim të tjerët se në interes të tyre është që të bëjnë diçka më tepër”, theksoi Mekmaster.

Ai theksoi se Kina ka ndërmarrë hapa të caktuar pa precedent në raport me Phenianin.

“Atë që e kërkojmë nga Kina nuk është që të na bëjë shërbim neve apo ndonjë njeriu tjetër, por të sillet në pajtim me interesat e saj”, theksoi këshilltari për siguri nacionale i presidentit amerikan. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button