Të mirat e konsumimit të portokallit

Nëse nuk doni të konsumoni portokallin vetëm si frut, ju mund të bëni lëngje frutash, sallata dhe shumë kombinime të tjera.

Por a i dini përfitimet e konsumimit të këtij fruti?

Më poshtë gjeni disa të mira që i ofroni organizmit tuaj nëse konsumoni një portokall në ditë, transmeton Klan Kosova.

Përmirëson sistemin imunitar

Për shkak të pranisë së vitaminës C dhe nxitjen e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut në trup, portokalli e forcon sistemin imunitar.

Parandalon kancerin

Portokajt përmbajnë vitaminë C e cila vepron si një antioksidant dhe vitaminë D që parandalon zhvillimin e kancereve të caktuara (në lëkurë, gji, mushkëri dhe zorrë të trashë).

Për shkak të pranisë së lartë të kaliumit, konsumimi i portokajve pengon zhvillimin e shumë llojeve të kancerit.

Ul nivelin e kolesterolit

Një nga flavonoidet më të rëndësishme që gjenden në portokall është hesperidini që ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit.

Parandalon inflamacionin

Fruti i portokallit ka veti anti-inflamatore që ndihmon për muskujt dhe nyjet e ngurta.

E bën lëkurën e shkëlqyeshme

Antioksidantët që gjenden në portokaj mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes.

Parandalon kapsllëkun

Fibrat dietike që gjenden në portokaj parandalojnë kapsllëkun.

Ndihmon në zhvillimin e trurit

Portokajt janë një burim i mirë i acidit folik që ndihmon në funksionimin e trurit. Nëse jeni shtatzënë, ju duhet të konsumoni portokaj çdo ditë sepse kështu përmirësoni shëndetin tuaj dhe të foshnjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button