Enis Bardhi emblema e futbollit të Maqedonisë

Ashtu edhe sikur pritej, Enis Bardhi është shpallur futbollisti më i mirë që luan jasht vendit, duke arritur suksese me reprezentacionin U21, atë të seniorëve dhe më pas me ekipin e tij Levante në Primera Divizion të Spanjës. Kjo mirënjohje vjen për Bardhin nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, që sonte shpalli më të mirët në shumë kategori.

Më i miri futbollist nga kampionati vendor u shpall Stefan Spirovski, i cili ishte pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë dhe anëtar i KF Vardarit, me të cilën skuadër u kualifikua në Ligën e Evropës.

Elif Elmas është futbollisti më i ri, i cili tani më është anëtar i ekipit të madh të Turqisë Fenerbahçe. Trajner më i mirë u shpall Goce Sedlloski i cili e udhëhoqi Vardarin drejt kualifikimit në Ligën e Evropës dhe fitoi tre tituj kampion. Punëtor më i mirë sportiv u shpall Ilija Mateniçarov. /Portalb.mk/

Ja lista e plotë e laureatëve.

Futbollisti më i mirë jashtë vendit: Enis Bardhi (Levante)

Futbollist më i mirë: Stefan Spirovski (Vardar/Ferencvarosh)

Futbollisti më i ri: Elif Elmas (Fenerbahçe)

Trajner më i mirë: Goce Sedlloski (Vardar)

Golashënuesi më i mirë: Besart Ibraimi (Shkëndija)

Trajner më i mirë në kategoritë e reja: Goran Stankovski-Rabotniçki)

Punëtor sportiv për 2017: Ilija Mateniçarov (Akademija Pandev)

Klubi më i mirë në kategoritë e reja: Rabotniçki

Golashënues më i mirë në kategoritë e reja: Aleksandar Mishov (A. Pandev.

Trajner më i mirë në kategorinë e femrave: Kiril Izov (KFF Istatov)

Futbolliste më e mirë: Yllza Maksuti (KFF AS Junajted)

Golashënuese më e mirë: Lençe Andreevska (KFF Dragon)

Futbollisti më i mirë në sallë: Aleksandar Gligorov (KFF Veles)

Trajneri më i mirë në sallë: Aleksandar Lekiq (KFF Shkupi)

Refer më i mirë: Aleksndar Stavrev

Fer Plej ekipi më i mirë: Rabotniçki

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button