Çifti i njohur i jep fund martesës 10-vjeçare?

Çifti turk, Mustafa Sandal dhe Emina Jahoviç (e njohur për rolin e saj në “Lale Devri”) po jetojnë një krizë në martesën e tyre 14-vjeçare, shkruan Class. Të paktën kështu raportojnë mediat turke për një prej çifteve më të njohur të showbiz-it. Martesa gati 10-vjeçare, e cila është bekuar edhe me dy fëmijë, po shkon drejt divorcit.

Mësohet se çifti, prej kohësh jetojnë të ndarë. Sandal e ka lënë shtëpinë, por vendimi për të mos e pranuar, me sa duket është i përbashkët edhe për shkak të tronditjeve financiare apo edhe ndikimit mediatik.

Arsyet e ndarjes, mendohet se kanë të bëjnë me dëshirën e Jahoviç për t’u kthyer në Serbi për të vazhduar karrierën muzikore, por ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të saj.

Megjithatë, pak javë më parë, Sandal mohoi para mediave se martesa e tyre është në krizë: “Lajm imagjinar”, – e konsideroi ai: “Ne jemi në një martesë të lumtur prej 10-vjetësh.” Nuk dihet se nga kanë dalë dyshimet, por mediat turke raportojnë se Emina është parë kohët e fundit e shoqëruar vetëm nga familjarët dhe mikeshat e saj të ngushta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button