Situata e përmbytjeve në Shqipëri, specialistët japin parashikimin e motit për ditët e ardhshme

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka njoftuar se situata po fillon të normalizohet dhe rreziku i përmbytjeve ka kaluar. Në njoftimin e fundit nga ky institut mwsohet se lumi Vjosa do të tërhiqet dhe për këtë arsye janë hequr paralajmërimet për përmbytje.

“Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë.

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme, lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral. Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Ndërkohë, reshjet e shiut do të vazhdojnë, por me intensitet më të ulët. Sipas Meteoalb, në veri të vendit reshjet do të jenë më intensive të shoqëruara edhe me shtrëngata. Paraditja e së dielës dhe orët vijuese kalojnë gradualisht në kushtet e reshjeve të pakta në pjesën më të madhe të vendit. Dita e hënë mbetet me vranësirat të shpeshta, por reshje të pakta në jug dhe më pak qendra e veriu. Pjesa e dytë e së hënës dhe ditët vijuese sjellin mot kryesisht të kthjellët, por të freskët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button