Greqia arriti marrëveshje me kreditorët për reformat e ardhshme të Athinës

Greqia kumtoi se ka arritur marrëveshje me përfaqësues të kreditorëve në suaza të rishikimit të tretë të programit për ndihmë që do t’i përcaktojë këstet e ardhshme të ndihmës.

“Arritëm marrëveshje me përfaqësues të institucioneve për të gjitha çështjet”, deklaroi ministri i Financave Euklid Cakalotos.

Nga e marta ai dhe ministri i Ekonomisë Jorgos Statakis biseduan me përfaqësues të Bashkimit Evropian, BQE-së, Mekanizimin Evropian për Stabilizim dhe FMN-në.

Që të merë dritë të gjelbër për zhbllokim të kredive Greqia duhet në dhjetor të përmbush 95 për qind nga obligimet e ndërmarra mes të cilave edhe reformat në shërbimet publike dhe sigurimin sociale, liberalizimin e tregut për energji dhe përshpejtimin e privatizimit.

Konkluzioni përfundimtar nga evoluimi i tretë i programit grek do të prezantohet deri te eurogrupi më 22 janar dhe duhet që kjo ta hap rrugën për këst të ri për shtetin me kusht që Parlamenti grek t’i miratojë reformat e kërkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button