Obama angazhohet për më tepër femra në poste të larta

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë thirrje për angazhimin e më tepër femrave në poste të larta udhëheqëse, “pasi duket se meshkujt i kanë disa probleme këto ditë”, shkruan REL.

Mëtutje, gjatë fjalimit të tij të djeshëm në një konferencë në Paris, Obama ka theksuar se “nuk është përgjithësim, por femrat duket se kanë kapacitet më të mirë se meshkut, pjesërisht për shkak të përshtatshmërisë së tyre sociale”.

Këto komente u bënë në periudhën e akuzave të shpeshta të keqtrajtimit dhe sulmeve seksuale në Shtetet e Bashkuara, që janë bërë kundër meshkujve në pozita të larta në politikë, biznes, në industrinë e filmit dhe të argëtimit, e të tjera.

Gjatë qëndrimit në Paris, zoti Obama qartas e ka kritikuar pasardhësin e tij, presidentin aktual amerikan, Donald Trump, lidhur me vendimin e tij për tërheqje të Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja për klimën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button