Maqedonia, Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria bashkë do të luftojnë kundër katastrofave natyrore

Mbajtje të stërvitjeve të përbashkëta në pranverë, organizim i programit për trajnim kundër zjarreve dhe njësive shpëtuese nga Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria, bashkëpunim me vendet në kushte të gjendjeve të jashtëzakonshme, mbrojtje të qytetarëve nga katastrofat natyrore.  Këto kanë qenë një pjesë e temave për të cilat kanë diskutuar udhëheqësit e shërbimeve për mbrojtje kundër zjarrit dhe shpëtimit nga Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria dhe nikoqirit Greqia, në takimin e parë të këtij tipi që është mbajtur të premten në Shkollën për Zjarrfikës në qytetin grek, Ptolemaida, njofton Portalb.mk.

“Kjo është iniciativë shumë e mirë e nxitur nga Republika e Greqisë dhe mendoj se periudhën e mëtutjeshme do të kemi bashkëpunim më të madh për zhvillimin e marrëdhënieve në kuptimin e mbrojtjes civile dhe në mbrojtjen kundër zjarrit”, tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Maqedonisë, Adnan Xhaferoski.

Për Akademinë e Zjarrfikësve në Ptolemaida, ka folur edhe shefi i diplomacisë greke në konferencë për shtyp në Athin, në fund të tetorit. Koxias atëherë tha se diplomacia është e nevojshme për bashkëpunim mes vendeve, pasi që zjarret nuk njohin dhe nuk pranojnë kufij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button