Zbulohen 26 emigrantë në kalimin kufitar “Bogorodicë”

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 3:30, në pikën kufitare “Bogorodicë” për hyrje në Republikën e Maqedonisë në një automjet “Volvo”me targa të Shkupit e drejtuar nga R.T. (63) nga Serbia, me vendqëndrim në Shkup, janë zbuluar 14 emigrantë ilegal, të gjithë nga Siria, njofton Portalb.mk.

Pos këtij rasti, dje rreth orës 12 nga ana e ekipit patrullues të Stacionit Policor të Pikës Kufitare “Bogorodicë”, në autostradën Gjevgjeli – Shkup, te vendi i quajtur “Parking Miletkovo” është hetuar një automjet “Reno Espejs” me targa të Velesit. Ashtu siç njoftojnë autoritetet policore, vozitësit të veturës i është dhënë shenjë që ta ndalojë automjetin, por i njëjti e ka rritur shpejtësinë dhe është drejtuar drejt fshatit Miravc, ku pas disa qindra metrave e ka ndaluar veturën dhe është arratisur.

Nga ana e shërbimeve policore, personi është arrestuar, gjatë së cilës është konstatuar se bëhet fjalë ore për S.M. (35) nga fshati Buzallakovë e Velesit. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur 12 emigrantë, edhe atë pesë nga Avganistani dhe Pakistani dhe dy nga Shri Lanka. Pas instruksioneve të prokurorit, dy prej personave janë dërguar në Qendrën Transite në Shkup, ndërkaq të tjerët janë dorëzuar në Stacionin Policor në Gjevgjeli për procedurën e mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button