Pacolli: Ky është programi për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mbajtur një fjalim në panelin “Investing in the Future: Can Entrepreneurs ‘Fix’ the Balkans” në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe ka dhënë propozimet e tij se si mund të zhvillohet Ballkani Perëndimor, njofton Klan Kosova.

“Si një ndërmarrës me kredenciale ndërkombëtare që herët kam qenë i vetëdijshëm se vetëm zhvillimi ekonomik do të mund të lehtësonte në mënyrën më të natyrshme konfliktualitetin ndër-etnik të rajonit tonë”, ka thënë në fillim të fjalimit të tij Pacolli.

“Pa ndonjë analizë të thellë të trendëve aktualë dhe parashikueshmërisë së zhvillimeve ekonomike, unë besoj fuqishëm se ky rajon ofron mundësi për të jetuar me të ardhura shumëfish më të mëdha se këto që janë tani”.

“Arsyeja është e thjeshtë dhe logjike: sepse ka shumë burime natyrore, ato të kualifikuara njerëzore dhe afërsi me tregjet e rëndësishme globale. Është thjeshtë në duart tona se si i lidhim tre pikat kryesore: burimet njerëzore e natyrore, kapitalin dhe qasjen në treg”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button