Maqedoni, personat me invaliditet kërkojnë jetë pa pengesa dhe diskriminim

Jetë pa barriera dhe pa diskriminim me të drejta të barabarta si të tjerët, dëshirojnë personat me invaliditet të cilët sot e shënojnë 3 Dhjetorin – Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme.

Nga debati tematik që me këtë rast u mbajt në “Dare Xhambaz” ata kërkuan trajtim të barabartë si qytetarët tjerë, qasje deri te vendet e punës dhe arsim edhe jetë pa barriera arkitektonike.

“Te ne flitet, çfarë personat me invaliditet nuk munden. Ejani njëherë ta kthejmë faqen dhe të themi çfarë këto persona munden”, thotë Koce Dimov nga Federata kombëtare e sportit dhe rekreacionit të invalidëve, sipas të cilit krahas aktiviteteve që u ndërmerr shteti, duhet të ndryshohet vetëdija publike për këtë kategori të qytetarëve.

даре џамбаз

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska premtoi se shteti do t’i përkushtohet realizimit të aktiviteteve të cilat janë në drejtim të përmirësimit të jetesës së personave me invaliditet.

“Me rëndësi është sot ta shënojmë ditën, por edhe më me rëndësi është 365 ditë në vit të mendojmë si ta përmirësojmë jetën e personave me aftësi të kufizuara. Si ministre me përgjegjësi pohoj se çdo ditë jemi një hap më afër realizimit të të drejtave tuaja. Shumë vite jemi dëshmitarë se bashkëqytetarët tonë të cilët ballafaqohen me pengesa u diskriminuan, nuk ka qasje deri te shërbimet përkatëse shëndetësore dhe arsimore dhe nuk kishin qasje në punësim dhe tërë kjo për shkak pakujdesisë së shtetit. Por kjo ndryshon sepse kjo Qeveri është gjithëpërfshirëse dhe çdo ditë diskuton me ju për problemet tuaja”, tha ministrja Carovska.

Personat me invaliditete përfshijnë 10 për qind nga popullata e përgjithshme. Këtë vit, Dita ndërkombëtare e personave me invaliditete shënohet nën moton “Transformim drejtë shoqërisë së qëndrueshme dhe përshtatshme për të gjithë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button