Shkup, dy persona me lëndime të rënda trupore pasi vetura i ka goditur

Policia bëri me dije se dje në orën 17.50 në Shkup në rrugën “Nikolla Karev”, vetura e tipit “Sead Toledo” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.C. (31) nga Shkupi, i ka goditur këmbësorët S.K. (65 ) dhe B.K. (67) nga Shkupi, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, me ambulancë S.K. shkaku i lëndimeve të rënda trupore është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naum Ohridski” ku ende qëndron. Ndërkaq, B.K. ka marrë lëndime serioze dhe është në rrezik jete andaj gjendet në Qendrën Urgjente në Shkup. Policia ka kryer ekspertizën në vendngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button