Shkup, është shkelur një polic nga një veturë

Policia njofton se mbrëmë në ora 20:00, në Shkup një polic ka paraqitur rastin se në rrugën “Nikola Rusinski” kolegu i tij, një oficer i policisë në uniformë, u godit nga një automjet “Fiat Stilo” me targa të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Polici i lënduar është transportuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtator”, dhe më pas është lëshuar në mjekim shtëpiak pasi është konstatuar natyra e lëndimeve. Policia ka kryer eksperizën në vendngjarje. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm për hetime kriminele dhe standardet profesionale është njoftuar gjithashtu për ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button