VMRO-DPMNE reagon pas lajmit se Gruevski dhe Mijallkov kanë blerë fabrika në Serbi

Partia VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka reaguar duke thënë se se as kryetari i partisë Nikolla Gruevski, as Sasho Mijallkov nuk kanë lidhje me privatizimin e fabrikave dhe se nuk kanë tërhequr para nga Maqedonia për të blerë fabrika në Serbi.

“Pohimet të cilat i transmetojnë portalet e afërta me LSDM-në janë tërësisht të pasakta dhe i demantojmë informacionet e tilla”, thuhet  në komunikatë.

Ndryshe, Ish-ministri serb i Punëve të Jashtme dhe lider i Partisë popullore në opozitë, Vuk Jeremiq iu bëri thirrje organeve të hetuesisë të Serbisë t’i hetojnë lidhjet midis ish-Qeverisë së Maqedonisë dhe drejtorit të kompanisë SCMG, që e bleu fabrikën “14 Tetori” nga Krushevaci.

Ai theksoi se sipas ligjeve serbe, marrëveshjet e drejtpërdrejta për shitblerje lejohen vetëm në “raste speciale”, ndërsa “speciale në këtë rast është ajo që sivjet në Maqedoni është rrëzuar regjimi diktatorial dhe i korruptuar thellë i Nikolla Gruevskit, vëllai binjak politik i presidentit serb Aleksandar Vuçiq”.

“Ata janë njerëz të atij regjimi, ndërsa para të gjithëve qëndron Sasho Mijakllkov, ish-shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe “dora e djathtë” e Gruevskit, të cilët filluan në panik të tërheqin para të fituara me aktivitete korruptive në Maqedoni dhe t’i plasojnë në skema të ndryshme, përmes oazave tatimore, Holandë ndërsa në rastin me “14 Tetorin”, përmes Çekisë”, theksoi Jeremiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button