Memeti: Apel të gjithve të punojnë në integrimin e plotë të personave me nevoja të veçanta

Avokati i Popullit me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta apelon që të gjithë faktorët në shoqëri në periudhën e ardhshme në mënyrë ende më të përshpejtuar dhe më të përkushtuar të punojnë në integrimin e plotë të personave me nevoja të veçanta, me çka do të realizoheshin të drejtat e tyre.

“Integrimi, e jo përjashtimi është e forca lëvizëse e një shoqërie. Në këtë pikëpamje t’i bëjmë të kapshme për të gjithë, kopshtet, shkollat, spitalet, institucionet shtetërore, emisionet televizive…. Vetëm në këtë mënyrë do të tregojmë se punojmë për vlerat e vërteta njerëzore. Por, të mos i përkushtohemi kësaj vetëm një ditë, sot më 3 dhjetor, por edhe 364 ditët tjera të vitit”, thotë Ixhet Memeti, avokati i Popullit në kumtesën e dërguar me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.

Vetëm kështu, shton Avokati i Popullit, do ta tregojmë kujdesin tonë për çdo individ në shoqëri.

Dita ndërkombëtare e personave me invaliditet këtë vit shënohet me moton “Shoqëri për të gjithë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button