OLIVERA T.

…në orët praktike me studentë ku tematizonim shtypin dhe mediat elektronike se digjitalet ende nuk ishin zbuluar, gazetaren Olivera Trajkovska e merrja për shembull se si nuk duhet moderuar një emision. Në punimin seminarik për debatet politike, një student i dalluar shkroi, dhe çudi se si pas vitesh më erdhi tash citati “edhe përkundër produkcionit të shkëlqyer, emisioni i saj Svetla toçka në thelb ka frymë provinciale dhe nuk i shkon titulli…”.

Trajkovskën e konsideroj gazetare të dobët, asgjë nuk ka në rregull përvec përgatitjes e që nuk mjafton për impresionin e përgjithshëm (ndërsa intervistat me njerëzit e artit dhe kulturës i ka pa themel dhe me dominim të tonit politik).

Në televizion serioz, mos shkojmë më larg p.sh në HTV nuk i japin të bëjë emisione, vetëm kafe eventualisht. Edhe atje ka gazetarë që parashtrojnë pyetje të pakëndshme, por nuk lejohen sedra dhe joterbija në ekran; gjëra që thjesht konsiderohen deformime personaliteti e jo këmbëngulje profesionale për të ardhur tek përgjigjet e nevojshme për opinionin.

Trajkovska në çdo emision eksploaton kohën e bashkëbiseduesit, ato ndërhyrje të shpifura pa pardon duke i lënë mysafirët në mes të fjalisë dhe mendimit. Sado të koncentruar apo të ngjeshur të jenë bashkëbiseduesit, nëse i vjen momenti i inspirimit ajo nuk durohet pa shtuar ndonjë tezë, me demek të mprehtë, krejt kjo me intonacion artificial dhe stërtheksim fjalësh të caktuara, pse ashtu?? Në vend të merret me eksplikacione shpesh të stërzgjatura, mund të ulet të shkruajë: gazetaria njeh plot raste kur moderatorët e emisioneve janë edhe publicistë dhe nuk keqpërdorin minutat televizive për prononcime personale.

Vajza thjesht s’ka karar në imponimin për të qenë ylli i debatit, vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe kjo në esencë është papjekuri emocionale. Dhe kur kjo kthehet në mostër moderimi, emisioni bëhet teatër interesant vetëm për shikues pa shije, kurse gazetarja nikoqire e ligë për të mos thënë një lloj lolo.

Sinqerisht habitem se si njerëz respektabilë shkojnë te Olivera në keqtrajtim. Ose nese veçmë ia japin mundësine që t’i trajtojë pak a shumë si thes boksi është mirë ta “marrin me hajgare” në sensin A mund pak ta thjeshtësoni pyetjen se nuk e mora vesh? apo Më përkujtoni cka thatë në fillim, mooti atje në fillim të fjalisë? Ose Do të nis me përgjigjen ama ti mos më ndërpre, zemër t’kam mos më ndërpresh se e humbi mandej fillin 🙂 . Fakti që ajo ose simotra e saj F.Fetai promovohen për role models, edhepse kuptohet jo në të gjitha rrethet, flet para së gjithash për nivelin e shoqërisë nga shkaku se persona me tepricë çallëmi dhe gropa në edukatë ke gjithandej, por në shoqëritë e shëndosha ata nuk shërbejnë si pikë referimi, jo aman!

Desha t’ju tregoja se si, mos e merrni bukvalisht, e njoftova dhe çnjoftova prokuroren speciale, por kaq mjafton për sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button