Duhet ta bëni patjetër këtë maskë fantastike në kushte shtëpie

Sot braktisni gjithçka që ka lidhje punën pasi është koha t’i dedikoni ditën, vetëm vetes suaj. Nëse për ju, janë një problem rrudhat në fytyrë, që sikur kanë filluar pak të shfaqen, sidomos në pjesën rreth syve, ne do t’ju sjellim një maskë shumë të lehtë për t’u bërë në kushte shtëpie dhe sigurisht pa shumë shpenzime, shkruan Class. Ju nevojitet vetëm një kokërr veze dhe çerek luge kafe të bluar.

Ajo që ju duhet të bëni është t’i bashkoni këto dy produkte dhe më pas masën e krijuar ta vendosni në fytyrë. Mbajeni për rreth 20-30 minuta, deri kur ta shihni që është krijuar një masë e ngurtë, dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë. Ju e dini që veza është një nga produktet më të rekomanduara, kur bëhet fjalë për zhdukjen e rrudhave në kushte shtëpie, e ndërsa kafeina lufton rrathët e zinj poshtë syve, skuqjen dhe tonifikon lëkurën.

Ju rekomandojmë që ta bëni këtë maskë një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button