Premiera e komedisë “Vorbulla” sot do të shfaqet në Gostivar (FOTO)

Ashtu siç mban edhe emrin, e diçkaje që shkon vorbull, që merr trajtën e një hinkeje ku takohen rrjedha të ndryshme, të tilla si jetësore, premiera e komedisë “Vorbulla” pas Tetovës, sot për gostivarasit do të sjellë botën dramatike dhe komike në Qendrën Kulturore, njofton Portalb.mk.

Premiera e komedisë “Vorbulla” do të shfaqet sot, më 6 dhjetor, me fillim prej ora 19:30, në Qendrën Kulturore.

Komedia, me autorësi të Salajdin Salihut dhe në regji të Senad Abdulit e ndihmës-regjie Eli Ameti, mesazhin deri te gostivarasit artdashës do ta sjellë nëpërmjet aktorëve: Senad Ameti, Eli Ameti, Elmir Sejfullai, Sheqerije Iljazi, Andi Aliji dhe Abedin Alimi.

“Vorbulla”, si një komedi e lehtë, në fokus ose në qendër ka njeriun e kohës sonë. Si një njeri që gjallon në një botë plot trivialitet ai priret drejt esenciales duke e parë veten vetëm si një hije ose qenie e përjashtuar nga kjo botë. Atij, njeriut nuk i mbetet tjetër zgjidhje përpos ikjes. Po kjo është një ikje simbolike. Ose më saktë një tentim për të ikur nga kotësia.

Në luftën e ikjes nga gjithçka për të arritur në diçka të re, njeriu në jetë dhe aktorët në komedinë “Vorbulla” do të sjellin dy botë të ndara, ku njëra është dramatike e tjetra komike.

Përndryshe, dje komedia “Vorbulla” u dha në Qendrën Kulturore në Tetovë.

Në lidhje me premierën e djeshme, publiku i pranishëm vlerësoi se: “Në vorbullën e përsëritjeve të intrigave politike. Në vorbullën e situatave të pafundme që prodhojnë komiken dhe një sfond i trishtë arratisjesh që vjen si pasojë e groteskut të quajtur pushtet. Një tekst që i sjellë këto paradokse dhe që demaskon prapaskenat përmes komikes. Një lojë skenike që transmetoi komunikim me publikun. Komedia “Vorbulla” solli energji krijuese dhe komunikoi ngrohtë me publikun”.

Image may contain: 6 people, people smiling, text

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button