Shkupi vazhdoi serinë e fitoreve, bie edhe Strumica

Basketbollistët nga Çairi si duke ua morën dorën fitoreve, pas asaj që shënuan ndaj Karposh Sokoli, basketbollistët e Shkupit e kanë mundur edhe Strumicën, duke shënuar fitoren e dytë radhazi, aq edhe sa kanë në këtë kampionat debutues në Ligën e Parët të Basketbollit në Maqedoni KB Shkupi kësaj here ishte mysafire ndaj KK Strumicës dhe shënuan fitore me rezultat 64:69  (26:11, 14:18, 11:15 dhe 13:25).

Ekipi nga Çairi e filloi ndeshjen shumë dobët, ku në çerekun e parë ishte në negativë prej 15 pikëve, por të përzgjedhurit e trajnerit Miftari arritën që të rimëkëmben dhe në çerekun e dytë anuluan 4 pikët nga epërsia e çerekut të parë, duke shkuar në pushim me rezultatin 40:29.

Në fillim të pjesës së tretë ndodhi trajnerit i KB Shkupi, Enver Miftari mori dy dënime teknike, i cili u detyruar ndeshjen ta ndjek jashtë sallës. Por ky përjashtim i motivoi basketbollistët e Shkupit, të cilët arritën të anulojnë edhe katër pikë të tjera dhe në fund të pjesës së katër të futen me rezultat 51:44.

Në pjesën e fundit çairasit kishin ruajtur forcat për 10 minutëshin e fundit, duke e mposhtur ekipin vendas me rezultat 13:25, për rezultat përfundimtar 64:69.

Te Shkupi më efikas ishin Miojeke me 27 pikë, Taylor 22, ndërsa Ristov dhe Haris me 10 respektivisht me 8 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button