Nëse hani këtë ushqim, parazitët mund të prekin trurin tuaj

Duke ngrënë këtë ushqim të zakonshëm, ka shumë gjasa që mikroorganizmat dhe parazitët të “pushtojnë” trurin tuaj.

Në organizmin tuaj do të hyjnë parazitë të njohur me emrin Spirometra erinaceieuropaei. Ata mund të lëvizin në të gjithë trupin: në sytë, indet dhe sidomos në trurin tuaj, transmeton Lajme.al.
Është një parazit klasik, por një i rrezikshëm, që mund të futet në kokën tuaj dhe jep simptoma të tilla si dhimbje të forta koke. 300 infeksione të ndryshme nga paraziti Spirometra u regjistruan në periudhën midis viteve 1953 dhe 2013.

Mjekët duhet të tregohen të kujdesshëm në heqjen dhe largimin përfundimtar të këtij krimbi, me anë të kirurgjisë, sepse nuk ka një ilaç apo medikament për të trajtuar efektivisht infeksionin që përhapet. Mënyra sesi përhapet ky infeksion është përmes disa krimbave të rrallë, të gjendur vetëm në zorrët e qenve dhe macëve.

Kontakti tyre me ne? Urinimi apo jashtëqitja e tyre, nxjerr vezët e krimbit, të cilat përhapen ose mbesin në ambientin e shtëpisë. Përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara ose gëlltitjen e këtij paraziti, infeksioni mund të pushtojë njerëzit. Shumë të tjerë janë infektuar në mënyrë aksidentale, ndërsa notonin në një liqen të infektuar gjithashtu me larvat, të cilat mund të shkaktonin verbim, paralizë, dëmtim të indeve edhe vdekje.

Ushqimi i cili rrezikon të mbajë këto parazitë është mishi i derrit. Për tu siguruar dhe për të mos vënë jetën tuaj në rrezik, informohuni se ku merret dhe tregtohet mishi i këtij lloji, si dhe ziejeni shumë përpara se ta konsumoni.

Përndryshe, kjo mund të rezultojë në një gjendje të njohur si neurocysticercosis nëse infeksioni hyn në sistemin nervor, duke përfshirë edhe trurin. Ky lloj i infeksionit shpesh mund të shkaktojë epilepsi.

Higjiena e dobët gjithashtu, mund të bëhet një tjetër shkaktar i përhapjes së kërij infeksioni. Sugjerohet larja e duarve disa herë në ditë dhe kontrolli i rrëptë i ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button