Indi, në çdo 15 minuta një fëmijë viktimë e abuzimit seksual

Në Indi, në çdo 15 minuta një fëmijë abuzohet seksualisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme të Indisë, Rajnath Singh, prezantoi në New Delhi raportin kombëtar për krime, të dhënat e të cilit flasin se është rritur numri i abuzimeve ndaj fëmijëve.

Në raport theksohet se vitin e kaluar janë shënuar 106.958 raste të abuzimit të fëmijëve, nga të cilët 36.022 fëmijë janë abuzuar seksualisht. Këto të dhëna flasin se të në një orë, të paktën katër fëmijë i nënshtrohen abuzimit seksual, më konkretisht, një në çdo 15 minuta.

Raporti nënvizon se në të shumtën e rasteve abuzimi bëhet nga prindërit, personat nga farefisi dhe mësuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button