VMRO-DPMNE reagoi rreth vendimit për “Monstrën” dhe paraburgimin për Damovskin dhe Jovanovskin

Partia opozitare VMRO-DPMNE reagoi ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme për lirimin e të akuzuarve për rastin e Monstra.

“Gjyqësia nën presion politik dje i liroi personat e akuzuar për terrorizëm, si kusht që të mbrohen në liri për vrasjen e pesë djemve në Liqenin e Smillkovës dhe u caktoi masë që të paraqiten dy herë në javë tek gjykatësja kompetente”, thekson në kumtesën e partisë.

E njëjta kjo gjykatë i modifikoi masat e paraburgimit shtëpiak për aktorin Vllado Jovanovski dhe regjisorin Boris Damovski dhe vendosi që t’i dërgojë në burgun hetues në Shuto Orizare, shtohet më tej në reagim.

Sipas VMRO-DPMNE-së ky është imazh i marrë për drejtësinë e Maqedonisë sot. “Arrestohen dhe paraburgosen njerëz vetëm sepse e duan vendin dhe që zëshëm kanë vendosur t’i kundërshtohen huntës së Zaevit në qëllimet e tij për shkapërderdhës të Maqedonisë”, qëndron më tej në kumtesë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button