BDI: Mirëpresim epilogun e “Monstrës”, shprehim neveri për reagimet abuzuese të partive

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin e të dënuarve në rastin “Monstra”, Bashkimi Demokratik për Integrim ka mirëpritur këtë vendim duke e vlerësuar në përputhje me pritshëmirët e partisë dhe të vet qytetarëve.

Nga BDI thonë se kjo parti vazhdimisht ka insistuar në zbardhjen e rastit dhe rigjykim transparent me monitorim ndërkombëtar, përcjell Portalb.mk.

“Mbetemi fuqimisht të përkushtuar për reformim të gjyqësorit sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe për sundim të së drejtës dhe ligjit edhe në të gjitha rastet e tjera kontestuese që kanë nxitur dyshime tek të gjithë ne.

Shprehim keqardhje dhe neveri për keqpërdorimin dhe abuzimin nga ana e partive politike shqiptare në reagimet e tyre ndaj kësaj ditë të veçantë dhe këtij lajmi të mirë. Abuzimi politik me fatet e njerëzve dhe mosdhënia e asnjë kontributi për ti zgjidhur çështjet kontestuese zëvendësohet me retorikë shpifëse, përçarëse dhe nxitëse”, thuhet në njoftimin për media nga BDI.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim në lidhje me lëndën “Monstra” që të dënuarit të lirohen, ndërkaq 2 herë në javë të paraqitje në Gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button