Shiu e rrezikon derbin Shkupi – Vardari!

Të dielën në kampionatin futbollistik të Maqedonisë do të luhen ndeshjet e xhiros së 18-të, ku derbi i javës pritet të zhvillohet në stadiumin e Çairit në mes skuadrave të Shkupit dhe Vardarit.

Padyshim se këto duele si zakonisht kanë prodhuar mjaft futboll cilësor, edhe pse viteve të fundit skuadra e Shkupit është ekip e cila po luan për mbijetesë ndërsa Vardari është në garë për kampion, derbi është pritur me entuziazëm edhe nga tifozeria që ka një histori në vete mes dy grupeve rivale.

Por derbi i të dielës mundë edhe të mos luhet, këtë e themi shkaku se ka disa ditë që reshjet e shiut nuk janë ndalur, ndërsa stadiumi i Çairit ka vite që nuk është punuar në te dhe mundë të mos e përballoj ujin që është grumbulluar për disa ditë. Pikërisht shkaku i shiut, ishte anuluar ndeshja “Skopje” – Shkupi kur në lagjen Autokomandë stadiumi ishte i tëri në ujë.

Në ndeshjet tjera të së dielës do të takohen, Shkëndija – Pelisteri, Pobeda – Renova, Akademija Pandev – Sileksi dhe Rabotniçki – Skopje, e që të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button