Victoria sulmon në një restorant Davidin

Çifti perfekt i përbërë nga David dhe Victoria Beckham mund të jetë duke kaluar një moment shumë të vështirë.

Kjo është ajo që shkruan revista gjermane “OK”, që ka folur në fillim për një sherr të ashpër mes të dyve në një restorant dhe, më pas, për një person të tretë, që duket se është futur mes tyre, shkruan Telegrafi.com

Revista ka shkruar për një sherr me tone dramatike mes ish-“Spyce Girl” dhe ish-lojtarin e Milan. Sherri i tyre, i zhvilluar në një restorant të njohur të Santa Monikas (“Giorgio Baldi”), ka marrë tone të larta dhe arsyeja për këtë, gjithmonë sipas revistës, është këngëtarja Mary Charteris.

David, në fakt, duket se ka kaluar pak kohë bashkë me të pas një koncerti në fundin e verës. “Kush mendon se është?”, duket se ka thënë Victoria.

Problemi, sipas burimeve anonime, nuk është tradhtia e David, por dëmtimi i imazhit të Victoria-s. Një mik i familjes, ka zbuluar: “David dhe Victoria nuk kalojnë më kohë bashkë”. Ishin çifti perfekt, më pas kanë filluar të largohen dhe të përqendrohen te projektet e tyre.

David me futbollin, Victoria me modën. Ish-futbollisti anglez ka patur një marrëdhënie shumë të keqe edhe me gazetarët kohët e fundit: “Urrej që duhet të justifikohem për gjithçka. Më lini të qetë me spekulimet tuaja dhe shkoni në shtëpinë tuaj”, ka thënë pak kohë më parë.

Në fakt, gazetat rozë shkruajnë shpesh për tradhtitë që supozohet të ketë kryer David. Për shembull, edhe me këngëtaren Nicole Scherzinger, që ka thënë për “Mirror”: “Mendoj se është mashkulli më tërheqës në botë”. Të dy frekuentojnë të njëjtin kurs në palestrën “Soul Cycle” në Los Angeles dhe Victoria duhet të jetë shumë e gëzuar për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button