Burgu i Shuto Orizares, VMRO-DPMNE protestoi para tij (VIDEO)

20:30 – Dhjetëra protestues simpatizant të VMRO-DPMNE-së janë mbledhur sonte para burgut të Shutkës, njofton Alsat-m. Qëllimi i kësaj proteste është për të shprehur pakënaqësinë ndaj arrestimeve të fundit të zyrtarëve të lartë të kësaj partie të cilët ndiqen nga Gjykata Penale.

Protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të paraburgosurve, duke theksuar se ata nuk janë terrorist. Të pranishëm në protesta ishin edhe kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski dhe ish kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Përndryshe, Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nisur procedurë hetimore me paraburgime ndaj 36 personave për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale, “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

_____________________________________________________________________________________

09:45 – VMRO-DPMNE ka paralajmëruar protesta gjatë ditës së sotme para burgut hetimor të Shutkës në shenjë revolte për të paraburgosurit e rastit të dhunës në parlament.

Përpos protestës pritet që edhe sot të bllokohen rrugët kryesore në qytetin e Shkupit.

Pas arrestimit të 24 personave, VMRO ka organizuar protesta para Gjykatës penale dhe Ministrisë së drejtësisë ku morri pjesë edhe lideri partiak Nikolla Gruevski dhe funksionarë të lartë partiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button