Në Maqedoni 39-të të paraqitur si raste të reja me HIV/SIDA

Në përfundim me ditën e sotme në Maqedoni ka 39-të paraqitje për raste të saporegjistruara të HIV/SIDA, të gjithë nga gjinia mashkullore. Katër persona janë të infektuar nga SIDA, ndërsa 35 janë HIV pozitiv. Kjo u theksua në konferencën e sotme për media me rastin e shënimit të 1 Dhjetorit, Ditës Botërore për Luftë Kundër Infektimit me HIV.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski theksoi se shteti është përkushtuar që në periudhën e ardhshme ta sigurojë në tërësi financimi e përcaktimeve tona strategjike për parandalimin e HIV infeksionit në Maqedoni, të cilat deri tani u ndihmuan me grante të Fondit global.
“Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen e popullsisë nga HIV infeksioni për vitin 2017 ka siguruar gjithsej 27 milionë denarë, ndërsa buxheti për vitin 2018 është shumë më i madh dhe arrin 95 milionë denarë. Planifikohet rreth 40 milionë denarë t’i mbulojnë shpenzimet për terapi antiretrovirale derisa mjetet e tjera janë për aktivitete parandaluese të institucioneve shëndetësore dhe shoqatat e qytetare të cilët janë parterë tanë strategjik”, thekson Çakarovski në Ministrinë e Shëndetësisë.
Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndetit Publik informon se qytetarët kanë mundësi të testohen për HIV në 14-të institucione në vend dhe shtoi se ka teste në çdo moment.
Dita botërore Kundër HIV infeksionit këtë vit shënohet nën moton “Të gjitha numërohen” (Everybody counts). Në korniza botërore në këtë moment 36,7 milionë njerëz jetojnë me HIV infeksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button