Nivel i lartë i të gjithë lumenjve

Niveli i lartë i ujit është i pranishëm në të gjitha lumenjtë në vend, ndërsa më të rrezikuar janë lumenjtë  në jugperëndim, në perëndim, veriperëndim dhe në veri. Matjet më të fundit hidrologjike të UHRM tregojnë se nivel të lartë uji kanë lumenjtë Vardar, Treska, Radika, Sateska dhe Lepenec.

Në Shkup, niveli i lumit Vardar në stacionin në Zajcev është 168 centimetra.

DPHM, duke iu referuar informacionit nga ELEM, pasdite njoftoi se akumulimet kanë hapësirë të mjaftueshme për të pritur valën e ujit, që do të ndikojë pozitivisht në uljen e niveleve të ujit në vende të caktuara.

Sipas paralajmërimit së sinoptikanëve edhe më tej priten reshje të mëdha të shiut, kështu që përkitazi me këtë do të vazhdojë ngritja e niveleve në të gjitha rrjedhat ujore në vend. Ngritje më të mëdha tëp rrjuedhave ujore priten në pjesët perëndimore, jugperëndimore, veriperëndimore të Republikës së Maqedonisë.

Sonte reshjet do të jenë më të shpeshta në perëndim, ndërsa gjatë natës në pjesët lindore të vendit.  Diku në lindje dhe në perëndim priten që të bien rreth 60 l/m2.

Për shkak të gjithë kësaj nga DPHM apelojnë që qytetarët me kujdes të lëvizin pranë lumenjve dhe përrenjve.

Në nëntë orët e fundit  më shumë reshje kanë rënë në Ohër – 22 litra në metër katror, ndërsa më pak në Strumicë vetëm një litër në metër katror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button