Tërmet i fuqishëm në Iran, 42 persona të lënduar

Të paktë 42 persona janë lënduar në tërmetin e fuqishëm me intensitet prej gjashtë ballëve sipas shkallës së Rihterit, i cili e goditi pjesën juglindore të Iranit.

Shumica janë lënduar në momentet kur kanë shpejtuar për në strehimore. Televizioni shtetëror iranian kumtoi se nga tërmeti janë shkatërruar disa shtëpi.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 58 kilometra në verilindje nga qyteti Kerman, ndërsa në thellësi prej 10 kilometrave.

Muajin e kaluar, në një tërmet me intensitet prej 7,3 ballësh sipas shkallës së Riterit, i cili e goditi pjesën perëndimore të Iranit, e humbën jetën 530 persona, ndërsa mbi 9.000 u lënduan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button