Osmani: Klima tërësisht është ndryshuar, ka porosi pozitive, pritet propozim nga Nimici

Data për vazhdimin e negociatave tashmë është definuar. Kontaktet me Ministrinë greke të Punëve të Jashtme janë intensive, por edhe në nivelet e tjera përpiqemi t’i përforcojmë masat për ndërtim të besimit sepse kjo krijon ambient për zgjidhjen e kontestit, deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Eurointegrmet Bujar Osmani në konferencën “Ardhmëria e procesit të Berlinit” në Shkup.

Osmani vlerëson se në kushte të provokimeve reciproke mes shteteve nuk mund të presim zgjidhje.

“Vlerësoj se klima tërësisht është ndryshuar, porositë prej të dy palëve janë pozitive dhe tani e presim propozimin e ndërmjetësuesit Nimic. Pritet nga ai të ketë propozim konkret që do të jetë bazë të ndërtojmë konsensus të brendshëm dhe pastaj të gjemë zgjidhje”, deklaroi Osmani.

Në pyetjen nëse pret se është e mundur të ketë zgjidhje të kontestit vitin e ardhshëm, zëvendëskryeministri sqaroi se detyra e tij, si koordinatorë i çështjeve evropiane, është të jetë optimist dhe t’u bëjë presion institucioneve.

“Konsensusi kombëtar është shumë i rëndësishëm, përgjegjësia historike për secilin prej nesh është shumë e rëndësishme. Nëse do ta shfrytëzojmë këtë proces të mundësive, këto katër javë dhe gjashtë muajt e ardhshëm do të varet prej nesh”, vlerëson ai.

Osmani vlerëson se mbështetja nga opozita do të ketë ndikim në procesin e zgjidhjes së emrit dhe vlerësoi se kjo agjendë është mbipartiake, joindividuale dhe mbietnike.

“Kjo është mundësi historike për të gjithë që ta rrëmbejmë, që të mund të bëjmë progres në pjesën e integrimeve evropiane. Opozita është e vetëdijshme për këtë dhe nuk do të lejojmë çështjet politike ditore të ndikojnë ndaj çështjes së emrit”, tha Osmani.

Lidhur me atë nëse protestat aktuale të opozitës janë në një mënyrë presion ndaj pavarësisë së gjyqësisë, Osmani tha se protestat janë e drejtë legjitime e qytetarëve dhe këtë mund ta bëjnë derisa ata nuk janë të dhunshme dhe nuk pengojnë jetën e dikujt tjetër. Megjithatë, qytetarët kanë të drejtë të japin mendim edhe lidhur me vendimin e gjykatës dhe kjo do të lejohet.

“Nuk mund të përzihemi në vendimet e gjykatës dhe gjykatat nuk janë të interesuara më për axhendat politike. Nëse duhej të zgjidhja mes tajmingut të këtyre ngjarjeve lidhur me proceset eurointegruese dhe pavarësinë e gjyqësisë, do ta zgjidhja pavarësinë e gjyqësisë”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button