Uji i turbullt në Debresh, NP “Komunalec” thotë se po punohet intensivisht për tejkalimin e problemit

Si pasojë e reshjeve të vërshueshme të shiut, sidomos gjatë natës së mbrëmshme në rajoni e Pollogut,   uji nga burimi, mbërrin i turbullt në rezervuarin nga i cili furnizohet një pjesë e fshatit Debresh. Shkaku i kësaj, furnizimi me ujë për momentin është ndërprerë në këtë fshat, ndërsa ekipet mobile të NP “Komunalec”, me mbështetje edhe të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, punojnë intensivisht në drejtim të tejkalimit sa më të shpejtë të problemit, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të natyrës së problemit, nuk mund të vlerësojmë me saktësi se sa kohë do të nevojitet për tejkalimin e tij. Por ne do të angazhohemi në maksimum që kjo të ndodhë sa më shpejtë. Deri në tejkalimin e problemit, do të sigurojmë ujë të pijshëm për banorët nga cisternat e Njësisë së zjarrfikësve”, thotë Isak Lazami, drejtor i NP Komunalec.

Komuna e Gostivarit dhe NP “Komunalec”, shpresojnë në mirëkuptim nga banorët e fshatit Debresh.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button