Mosekstradimi i Grujovskit dhe Boshkovskit, Saliji: demantoj informatat (DOKUMENT)

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji sot në takim me gazetarët demantoi informacionin se shtyerja e ekstradimit të Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovskit ka ndodhur për shkak të mungesës së dokumentacionit në guhën greke, raporton Portalb.mk.

Siç njoftoi Saliji, dokumenti për esktradimin e Grujovskit dhe Boshkovskit nga Greqia është dorëzuar në kohë dhe i përkthyer në gjuhën greke dhe franceze.

“Ministra e Drejtësisë demanton lajmet se nuk është dërguar dokumenti i ekstradimit të të paraburgosurve në Greqi. Ne kemi dërguar dokumentin në gjuhën greke dhe franceze. Fakti që është shtyrë ekstradimi i Boshkovskit dhe Grujovskit nuk ka të bëjë me mungesën e dokumentacionit në gjuhën greke, por gjykatësit”, tha Saliji.

Ndryshe, Agjencia për Informim në Maqedoni nxorri informacionin se “Seanca gjyqësore për ekstradimin Grujovskit dhe Boshkovskit, që u caktua për më 29 nëntor u anulua për më 13 dhjetor për shkak të mungesës së avokatit nga ekipi treanëtarësh i avokatëve të Grujevskit dhe Boshkovskit, nga njëra anë, dhe përkthimi i pakompletuar i dokumentacionit të dërguar nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë, nga ana tjetër. Deri atëherë pritet që gjykata t’i marrë përkthimet e dokumenteve, të dërguara nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë. Grujevski dhe Boshkovski ndërkohë mbeten në paraburgim në Selanik”, njoftua nga kjo agjenci.

Ekstradimi i Grujovskit dhe Boshkovskit kërkohet nën veprën penale “falsifikim i pasaportës”.

Për këtë vepër penale, sot, dy të akuzuarit duhej të paraqiteshin para trupit gjykues në Selanik. Seanca është shtyrë për shkak mungesës së të akuzuarit të tretë për të njëjtën vepër penale. Derisa shtyhet gjykimi, Grujovski dhe Boshkovski kanë kërkuar azil në Greqi.

cats

Nga ana tjetër, ish kryeshefi në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Gorjan Grujovski, më 8 nëntor me aktvendim të Gjykatës Penale, nën veprën penale “shkatërrim dokumentesh” është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

Grujovski bashkë me Nikolla Boshkovskin ngarkohen se kanë shkatërruar 2.047 dokumente, të cilat kanë qenë të lidhura me furnizimin e pajisjes për përgjim në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button