Ekspozitë nga Bashkim Mexhiti në Qendrën Informative Kulturore

Sonte në  Qendrën Informative Kulturore (Qik) – Shkup me fillim në orën 20:00 do të bëhet hapja e ekspozitës së Bashkim Mexhitit, njofton Portalb.mk.

Në ekspozitë Bashkimi do të paraqitet me piktura të punuara në teknikën akrilik dhe të krijuara vitet e fundit.

Ekspozita do të zgjasë deri me 9 dhjetor, 2017.

BIOGRAFIA:

Bashkim Mexhiti është lindur më 16.07.1965, në Gostivar. Pas kryerjes së shkollës së mesme teknike në vitin 1986/87 regjistrohet në Akademinë e Arteve nëPrishtinë, në degën e pictures te klasa e prof. Tahir Emrës, ku edhe diplomoi në vitin 1991.

Po në të njëjtin Universitet, në vitin 1998 I kreu me sukses studimet pasdiplomike, dhe e morri thirrjen: Magjistër I pikturës.

EKSPERIENCA NË PUNË:

Prej vitit 1994 angazhohet si kuadër arsimor në Akademinë e Arteve në Tetovë dhe është njëri ndër themeluesit e Fakultetit të Arteve në Universiteti nëTetovës, ku me sukses vazhdoi të jep kontribut profesional deri në ditët e sodit.

Në vitin 2004 avansohet dhe e merr thirrjen Docent në lëndën Akti I mbrëmjes.

Pas përvojës shumë vjeçare në vitin 2013 merr thirrjen Inordinar në po të njejtën lëndë.

Në krijimtarinë artistike ka realizuar mbi 10 ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit, ku është vlerësuar mjaftë kualiteti I tij krijues nga kritika profesionale e artit.

Gjithashtu të shumta janë edhe ekspozitat kolektive ku morri pjesë si dhe në biennale të ndryshme të artit.

Bashkim Mexhiti në mënyrë aktive merret me pikturë dhe skulpturë, është anëtarë I Shoqatës së Artistëve Figurativë,,Draudacum”, poashtu, ka qenë si kryetari I pare I tënjëjtës shoqatë duke dhënë kontributin e tij deri në regjistrimin e saj si shoqatë e nivelit republikan gjatë viteve 1999 – 2000. Eshtë pjesëmarrës gati se në të gjitha ekspozitat dhe kolonitë e artit të organizuar në Maqedoni ashtu edhe jashta saj. Është pjesëmarrës në disa koloni dhe simpoziume arti ndërkombëtare.

EKSPOZITA KOLEKTIVE:

Nga viti 1992 – 2017, ka marrë pjesë në më shumë se 40 ekspozita kolektive në: Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bullgari…

KRIJIMTARIA NË SKULPTURË:

2015 – Shtatorja e Aqif Reçanit,  me lartësi 3.20 m. në fsh. Reçan

2012 -Josif Bageri, me lartësi 5.00 m,  në Shkup, në bashkëpunim Komuna qendër, Shkup

2008 – Komandant ,,Tigri”, në bashkëpunim – Fadil Nimani, 400m. Vaksincë, Kumanovë

2007 – Busti i Naim Frashërit, 0.80m. Sh.F. Jagoll-Dolenc, Kërçovë

2006 –  Shtatorja e Xhemë Hasës – Gostivarit, me lartësi 3.30m, Simnicë

PUNËTORI ARTI:

2001-Punëtoria e grafikës me Gjilpërë të thatë me prof. Dimitar Malidanov, Shkup

ÇMIMET E FITUARA:

2004 –  Për kontribut të veçantë në lëmin e Artit Figurativ, komuna e Gostivarit

2009 –  Çmimi i parë i nëntorit  “28 Nëntori”, SHAFM. DRAUDACUM

2012 –  Çmimi i tretë  në skulpturë,,Pjeter Bogdani’’ nr.08-54/1, Komuna qendër, Shkup

2012 –  Çmimi i parë  në skulpturë ,,Josif Bageri’’ me bashkpunim, Komuna qendër, Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button