Kurti dhe Bujupi para trupit gjykues, Xhavit Haliti e Nuredin Ibishi dëshmojnë kundër tyre

Xhavit Haliti e Nuredin Ibishi pritet të dëshmojnë në gjykimin e deputetëve të VV-sçë për hedhjene e gazit lotsjellës në Kuvend, njofton Kallxo.com.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti dhe ish-deputeti, Nuredin Ibishi pritet të dëshmojnë sot në gjykimin e katër deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës në Kuvend.

Prezente janë edhe Blerta Deliu e Flora Brovina, që në këtë proces konsiderohen të dëmtuara.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 22 nëntor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut.

Pasi nuk  e arsyetuan mungesën e tyre, gjyqtari Kalludra lëshoi urdhër arrest ndaj tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetët u liruan vetëm 48 orë pasi ju caktua paraburgimi ndërsa më 27 nëntor u arrestuan përsëri pasi morën pjesë në festimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë që i dhanë fitoren kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Atë ditë i pranishëm në gjykatë ishte vetëm Faton Topalli.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për “përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button